Top Channel/ Thirrje për kompromis! I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin takon Osmanin e Kurtin
29/08/2024 19:56

E enjtja në Kosovë u përmbyll me vizita të zyrtarëve të lartë të aleatëve që shprehën shqetësimet për çështje të ndryshme. Në Prishtinë, kryeministrin Albin Kurtin dhe Presidenten, Vjosa Osmanin i takoi Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për operacione Thomas Goffus. Pas takimit, nga Presidenca bënë të ditur se është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe për hapjen e Urës së Ibrit. “Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin për hapjen e urës, porse ka potencuar rëndësinë e mirëmbajtjes së komunikimit, koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, për hartimin e një plani të përbashkët të zbatimit për hapjen e urës”, thuhet në njoftim. Më shumë takime pati emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. I dërguari gjerman takoi kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, i cili njoftoi se diskutua “për zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ato në Kosovë”. Ndërkohë që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me Sarrazin tha se kanë diskutuar për procesin e Berlinit. Në përmbyllje të vizitës së tij, emisari special i Gjermanisë, Manuel Sarrazin tha se ka ardhur për të përgatitur rajonin për procesin e Berlinit, për çka tha se duhet të arrihet kompromis politik. Për këtë na duhet kompromis dhe nganjëherë edhe gatishmëri për lëshime mbi pajtimin rreth marrëveshjeve politike që nuk janë të lehta për Serbinë dhe as për Kosovën. Po largohem i brengosur se nuk jemi atje akoma, nëse nuk kemi rezultate më të mira para samitit me 14 tetor brengosem se nuk do ta arrijmë synimin tonë për të dhënë një shenjë të fortë se bashkëpunimi rajonal, tregu i përbashkët dhe Procesi i Berlinit është formati që në këtë rajon mund të sjellë rezultate konkrete për qytetarët në terren. Sarrazin njoftoi se në kuadër të përgatitjeve për procesin e Berlinit që do të mbahet në tetor do të vizitojë edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48