Top Channel/ Thirrje antishqiptare në ndeshjen e basketbollit, Mickoski: Do t’i hetojmë, s’i pashë
04/08/2025 17:52

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Kumanovë. Ndërkaq, presidentja e Kosovës ka kërkuar që shteti fqinj të marrë masa të menjëhershme kundër organizatorëve të thirrjeve antishqiptare. Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut, në fundjavë, gjatë ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në basketboll u dëgjuan thirrje sikurse “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “dhoma gazi për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër”. Në këtë ngjarje, që ishte ndeshja e parë e fazës së dytë të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027 në Katar, të pranishëm ishin edhe kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq dhe ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski. Mickoski gjatë një prononcimi për media më 4 gusht tha se edhe pse ishte i pranishëm në sallë, nuk i “vura re” tifozët që brohoritën këto thirrje, pasi tha se “fjalë për një grup të vogël njerëzish”. “Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski. Ai tha se thirrjet kundër shqiptarëve “do të jetë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vjen”. Prokuroria maaqedonase ka nisur hetimet për këtë ngjarje. “Dua të përsëris edhe një herë: e dënoj në mënyrë absolute brohoritjen e pazakontë dhe të papranueshme të disa individëve, të cilët nuk hasën në mbështetje nga asnjë prej të pranishmëve në sallë”, tha ai. Kurse ministri i Sportit, Borko Ristovski, tha se kjo ministri nuk mund të reagojë konkretisht ndaj kësaj ngjarjeje, “sepse nuk vjen nga ndonjë subjekt sportiv – vjen nga tifozë në tribunë – dhe nuk kemi asnjë kompetencë për të reaguar kur bëhet fjalë për tifozët”. “Megjithatë, le ta shfrytëzoj këtë rast për të bërë një apel: në Maqedoni nuk ka nevojë për brohoritje të tilla, as nga njëra anë, as nga tjetra, nga askush, nga cilado anë që të vijë”. Ai shtoi se “nga pozita e Ministrisë së Sportit, nuk mund të bëjmë gjë tjetër përveç se të ndihmojmë në identifikimin e tyre dhe të veprojmë në përputhje me ligjin”. Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes në disa nene, ndërsa më i rëndësishmi është neni 319, i cili parashikon se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Reagime në Maqedoni të Veriut, Shqipëri e Kosovë Incidenti në Kumanovë shkaktoi reagime në Maqedoni të Veriut, Shqipëri e Kosovë. Partia shqiptare në opozitë në Maqedoni të Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), tha se në këtë ngjarje “u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve”. Kjo parti tha më 3 gusht se më shqetësuese është fakti që Qeveria dhe përfaqësuesit shtetërorë të pranishëm heshtën për këtë ngjarje. “Nuk pati as reagim institucional, as dënim moral, as distancim politik. Vetëm miratim me heshtje, që për ne është po aq i rëndë sa vetë koret”, tha BDI që kërkoi hetim urgjent për ngjarjen, sanksione ndaj organizatorëve, distancim publik nga Qeveria dhe përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për monitorimin e përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe, siç tha, nacionalizmit institucional. “Të gjithë duhet ta dinë: Nuk do të lejojmë kthimin e vendit në arenë të urrejtjes etnike. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste. Nuk do të heshtim as tani, as në të ardhmen”, tha BDI. Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, tha se heshtja e krerëve shtetërorë për ngjarjen në Kumanovë është “bashkëpërgjegjësi morale dhe politike”. “Në një shtet që aspiron Bashkimin Evropian, gjuha e urrejtjes nuk mund të tolerohet, relativizohet apo heshtet. Kërkojmë hetim urgjent, ndëshkim shembullor dhe reagim institucional të menjëhershëm”, shkroi ai në Facebook të dielën. Në Kosovë, presidentja e vendit dhe deputetë të partive që mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë kanë reaguar ashpër për këtë ngjarje. Të hënën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se thirrjet antishqiptare të dëgjuara në Kumanovë janë të papranueshme dhe “cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë”. “Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha Osmani. Presidentja e Kosovës kërkoi që shteti maqedonas të veprojë dhe të ndëshkojë ata që nxisin urrejtje. “U bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes, mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE”, tha Osmani. Një ditë më parë, Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës, kritikoi mosreagimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, por edhe të presidentes. “Hristijan Mickoski është bërë kryeministër i Maqedonisë së Veriut me bekimin dhe votën që ia solli drejtpërdrejt Albin Kurti përmes koalicionit VLEN”, shkroi Behrami në Facebook, duke shtuar se “heshtja e Kurtit është më shumë se indiferencë -ajo është bashkëfajësi politike dhe morale”.Kritik ndaj mosreagimit të Kurtit u shpreh edhe deputeti Daut Haradinaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai tha se Kurti është “kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut” dhe udhëheqja e re atje tha se “po u bën të fala” me thirrje raciste ndaj shqiptarëve. Gjatë zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, disa parti shqiptare u bashkuan në një koalicion të quajtur VLEN. Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosje – që udhëhiqet nga Albin Kurti – iu bashkua kësaj liste. VLEN është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut. Reagime të ashpra për thirrje kundër shqiptarëve pati edhe Shqipëria. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, i cilësoi si të papranueshme thirrjet fyese ndaj shqiptarëve. “Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit”, tha ajo. Ajo tha se Shqipëria dhe shqiptarët vazhdojnë të jenë të përkushtuar në promovimin e bashkëjetesës dhe qëndrojnë “ndasive të dala mode e boje”. Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, tha se “thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne”, duke shtuar se bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm dhe respektim të rregullave”.

Top News- Rrëzohet avioni në Maqedoninë e Veriut, bie brenda në liqenin e Mavrovës
12/12 23:00
Top News- Skandal në Maqedoninë e Veriut, Kosova quhet “Metohi” në librat shkollorë
11/12 22:53
Top News- Armë në banesat e vrasësve/ Policia aksion me Greqinë, kontrolle në disa banesa
11/12 22:37
Top News – KFOR flet me ushtrinë serbe / Komandanti i misionit: Parandalojmë përshkallëzimin
11/12 14:58
Top News- Ideja e Vuçiç për ‘integrim në grup’/ Spajiç ironizon presidentin serb: Ju presim në BE
10/12 13:28
Top News- Dinakëria e Beogradit dhe aleanca me Putin shqetëson BE, mesazh të prerë Vuçiçit
10/12 11:11
Top News- ‘Bie’ porti i Volosit/ Rrethohet nga deti e toka, fermerët grekë nuk ndalen
10/12 11:09
Top News- SHBA i vë lakun në fyt Vuçiçit, e shtyn drejt prishjes së marrëshënies me Putinin
10/12 10:44
Top News- Fermerët grekë nuk i ndalin protestat/ Përshkallëzohet aksioni, drejt bllokimit të porteve
09/12 19:01
Top News- Armatoset me artileri të rëndë Kroacia, ‘Caesar’ për të shfarrosur armiqtë
09/12 12:07
Top News-Rajoni ‘fuçi baruti’ që po plas/ Beogradi luan ‘nën hundën’ e SHBA, ekspertët japin alarmin
08/12 15:25
Top News- Argatët e Vuçiç marrin në dorë spiunazhin, misione sekrete për Kosovën dhe Vjvodinën
08/12 15:21
Top News- Ekstremistët islamikë ‘tronditin’ Bosnjën/ Inteligjenca: Po krijojnë grupe paramilitare
08/12 14:25
Top News- Mickoski “blindon” mandatin e tretë në VMRO-DPMNE, sfidon BE e i tregon dhëmbët Bullgarisë
08/12 11:21
Top News – Serbia, ‘plane të mëdha për Kosovën’ / Agjencia e Inteligjencës, 89 milionë euro buxhet
08/12 10:22
Top News – Athinë, rrugët kthehen në lumenj / Stuhia Bayron ‘gjunjëzon’ Greqinë, shi i rrëmbyeshëm
07/12 15:22
Top News- E rëndë! Shqiptari sulmon me thikë ish-gruan para një supermarketi
07/12 10:44
Top News – Fermerët paralizojnë Greqinë. Protesta masive, traktorët bllokojnë rrugët e vendit
06/12 22:15
Top News- Serbët betohen pa probleme/ Marrin detyrën kryetarët e rinj të komunave në veri
05/12 18:03
Top News – Athina goditet nga stuhia ‘Byron’ / Kaos në vend, përmbytjet bllokojnë njerëzit në shtëpi
05/12 14:06
BILETA Portokalli - Bileta