Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Bujanovcit Nakip Arifi, me të cilin bisedoi për problemet që hasin shqiptarët në luginën e Preshevës dhe të Bujanovcit. Basha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ndërkombëtarëve që të ndalin spastrimin e shqiptarëve, për të cilët thotë se përballen me procesin diskriminues të pasivizimit të adresave. Nuk la pa përmendur takimin e Ramës me Vucic në Shkup duke thënë se nuk është në dijeni sa kohë i ka kushtuar kryeministri shqiptar problemit të shqiptarëve në Serbi.