Situata e zjarreve ne fshatin Thirrë vijon te jete kritike dhe vatra nuk është izoluar ende. Sot do te vijoje ndërhyrja nga ajri. Ne raportin për situatën e zjarreve ne vend ministria e Mbrojtjes raportoi se gjendja është përkeqësuar në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, si pasojë e erës. Janë djegur deri tani rreth 200 hektarë. Pavarësisht punës së bërë nga 80 forca, nuk është bërë i mundur izolimi i vatrës.