Per herë të parë në 30 vite, Thethi mund të vizitohet edhe në dimër. Falë ndërtimit të rrugës dhe mbajtjes hapur nga dëbora, edhe autoveturat e vogla qarkullojnë lirisht me zinxhir pavarësisht stuhive që nuk mungojnë asnjëherë. Këta dy turist, shqiptarë dhe spanjoll nuk ishte pajisur me to dhe në ndihme i erdhën banoret e zones. “Është një vend i mrekullueshëm, që kushdo duhet të vijë së paku një herë në jetë për ta vizituar. Peizazhi dhe sjellja e njerëzve, ushqimi, çdo gjë është e përkryer”, shprehet një turist.