Profesori britanik James Ker-Lindsay, e sheh Asociacionin e komunave me shumicë serbe si një pikë të mundshme kthese në procesin e zvarritur të dialogut Prishtinë-Beograd. Ai mendon se nëse Kosova pranon ta themelojë Asociacionin, atëherë ky do të krijonte një argument dhe hapësirë për ndërkombëtarët që të ushtrojnë hapur presion ndaj Beogradit.