Top Channel/ Thellohet teagjedia nga rrëzimi i avionit në Bangladesh, 20 viktima dhe 200 të plagosur
21/07/2025 22:33

Një aksident i rëndë ajror tronditi këtë të hënë kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, ku një avion stërvitor i Forcave Ajrore u rrëzua mbi një shkollë, duke shkaktuar të paktën 20 viktima, shumica prej tyre nxënës, ndërsa 200 mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi në zonën veriore të qytetit, në lagjen Uttara, ku avioni u përplas mbi Milestone School and College, pas një defekti që pati pak minuta pas ngritjes, duke shkaktuar një zjarr masiv dhe një shtëllungë të dendur tymi që pushtoi zonën. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë kaotike, me ndërhyrje të menjëhershme të zjarrfikësve dhe ambulancave për të shpëtuar të mbijetuarit. Më shumë se 80 persona – përfshirë fëmijë dhe të rritur – janë dërguar me urgjencë në Institutin Kombëtar të Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike, ku ndodhen nën trajtim për djegie të rënda, sipas autoriteteve. Forcat e Armatosura të Bangladeshit konfirmuan se avioni i prodhimit kinez pak pas ngritjes u përplas në kampusin e shkollës fillore dhe të mesme Milestone, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik. Kryeministri i Bangladeshit, Muhammad Yunus, deklaroi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të hetuar ngjarjen dhe për të ndihmuar të prekurit. “Do të sigurojmë çdo ndihmë të mundshme për familjet e viktimave dhe të plagosurit”, tha ai. Ky është aksidenti më vdekjeprurës ajror në Bangladesh në vitet e fundit. Sipas raportimeve të mediave, afër 2000 nxënës të shkollës fillore deri në klasën e dymbëdhjetë ndjekin mësimet në shkollën ku u rrëzua avioni ushtarak.

Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58