Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese, për shkak që si gjyqtar raportues është caktuar Radomir Llaban. Sipas presidentes, institucionet e sigurisë në Kosovë që nga viti 2018 kanë ngritur dyshime mbi veprimtarinë e tij kundër vendit.