Nga vendi që duhet vizituar patjetër, tek perla e fshehur e Mesdheut, Shqipërisë nuk i kanë munguar lëvdatat e mediave të huaja, që lartësojnë bukuritë natyrore të vendit tonë dhe ftojnë turistët t`i shohin ato nga afër. Por krahasimi i bërë së fundi nga The Sun ishte ndoshta më i paprituri e më i godituri nga të gjithë. Prestigjozja britanike nuk ngurroi të hiqte paralele mes Shqipërisë dhe njërit prej vendeve më të bukura të botës, të konsideruara si parajsa mbi tokë: Maldivet. Dhe nuk ju kushton thuajse asgjë, theksohej që në titullin e shkrimit- fluturimet janë vetëm 27 paundë.