Top Channel/The SUN: Putin mund të vritet nga gjeneralët e tij, e të shitet si “atak kardiak”!
05/06/2022 09:09

Vladimir Putin mund të përballet me një grusht shteti, e vrasjen e tij mes zemërimit që ka përfshirë gjeneralët rusë për menaxhimin katastrofik të luftës në Ukrainë. Autokrati i sëmurë, thotë The Sun, mund të hiqet qafe nga vetë shërbimet e tij të sigurisë ndërsa vdekja do të mbulohej me heshtje, duke u shitur si pasojë e një problemi shëndetësor- siç është një atak në zemër.