Kompania franceze e naftës Total Energies, e pesta më e madhe në botë, është vendosur në qendër të një skandali të lidhur me luftën në Ukrainë. Pasi the Guardian tregoi se firma ka vazhduar të bëjë marrëveshje miliona euroshe me Rusinë, pavarësisht sanksioneve, gjigandi francez iu nënshtrua presionit ndërkombëtar dhe njoftoi se po tërheq gradualisht investimet e veta nga Rusia.