Rusia mund të jetë gati të sulmojë NATO-n brenda pesë vitesh, pohoi kreu i saj Mark Rutte, i cili shtoi se pikërisht për t`i bërë ballë një kërcënimi të tillë, udhëheqësit pritet të bien dakord këtë muaj për rritjen e shpenzimeve ushtarake në nivelin e 5% të PBB-së. NATO-s i nevojitet një forcim i ndjeshëm i mbrojtjes kolektive, i cili të përfshijë edhe një riarmatik të konsiderueshëm për të frenuar një Rusi gjithmonë e më të militarizuar. Kjo do të nënkupton një rritje pesëfish të kapaciteve të mbrojtjes ajrore, mijëra tanke të tjera dhe miliona predha artilerie, në mënyrë që të sigurohemi që aftësite e vendeve të aleancës të përputhen me nivelet ekzistuese të prodhimit rus.