Top Channel/ Thaçi vijon “luftën” me Hagën për akuzat e reja! “Thyhen” Shala e Jonuzi!
17/12/2024 20:02

Hashim Thaçi as të martën nuk është deklaruar lidhur me fajësinë për aktakuzën e re të ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë. Ish-presidenti i Kosovës u shpreh se nuk paraqet pengesë për asnjë projekt politik dhe kërkoi respektim të Kushtetutës e ligjeve të Kosovës. DEK Hashim Thaçi – ish-president i Kosovës “E dini para 4 vjetësh 2020, u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj para se të rizgjidhesha president i vendit. Tash para 10 ditëve, nxitimthi Zyra e Prokurorit prezantoi aktakuzë shtesë, vetëm dy muaj para zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë. Duhet të sqaroj edhe njëherë, nuk jam pjesë e garës politike, e as s'kam ndonjë ambicie politike, as për president, as për kryeministër as për deputet e as ndonjë ambicie tjetër për ndonjë pozitë publike” Të martën as Bashkim Smakaj nuk u deklarua për fajësinë. Gjyqtarja njoftoi se kanë kohë të deklarohen deri më 7 janar, në të kundërtën ajo do të bëjë deklarimin për ta. Përveç Thaçit dhe Smakajt, të akuzuar për të njëjtat vepra penale janë edhe Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Në seancën e kësaj të marte, Dhomat e Specializuara kanë marrë vendim për vazhdimin edhe për dy muaj të paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, për aktakuzën për krime lufte, pjesë e të cilës janë edhe Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në njoftim thuhet se sjellja e Veselit dhe Thaçit përbën rrezik sa që edhe kufizimet dhe monitorimi i komunikimeve në objektin e paraburgimit nuk mjaftojnë për t’i adresuar ato. Të martën po ashtu nga Dhomat e Specializuara u njoftua se Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar akuzën për frikësimin e një dëshmitari dhe pengim, sipas një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58