Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po pret aktvendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, ka folur për mundësinë e rikthimit në jetën politike. Në një intervistë për mediumin gjerman Frankfurter Allgemeine Zeitung, ish-drejtuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se gara politike është pas tij. Hashim Thaci – Ish-president i Kosovës "E shoh garën politike pas meje, por jo jetën time politike. Si qytetar i lirë i Kosovës, do të vazhdoj t'i shërbej publikut dhe shtetit në të ardhmen."