Top Channel/ Thaci në Hagë, seancë për përgatitjen e mbrojtjes: Specialja i ndalon vizitat!
19/08/2025 12:02

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselo në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vendosur kufizimin e vizitave te ish-presidentit Hashim Thaçi, duke ndaluar hyrjen e 11 personave të caktuar në godinën e paraburgimit. Prokuroria kishte kërkuar që ndalesa të përfshinte edhe tre vëllezërit e Thaçit, por kjo pjesë e kërkesës nuk u miratua. Në arsyetimin e saj, Prokuroria pretendoi se personat e përfshirë në kufizime kanë komunikuar me zë të ulët me Thaçin gjatë vizitave të mëparshme, dhe se i akuzuari ka dhënë udhëzime që t’u përcillen dëshmitarëve. Gjithashtu, Prokuroria argumentoi se edhe në rast se ndaloheshin tre vëllezërit e Thaçit, ai ka ende dy të tjerë që mund ta vizitojnë. Nga ana tjetër, mbrojtja e Thaçit, e udhëhequr nga Sophie Menegon, e konsideroi kërkesën për kufizime si të panevojshme dhe që cenojnë të drejtat themelore të ish-presidentit për jetën private dhe familjare. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është mbajtur konferenca statusore mbi përgatitjen e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qëllimi i kësaj conference sipas trupit gjykues, është të bëhen përgatitje para se mbrojtja të nisë paraqitjen e provave të saj. Të pranishëm në sallë plenare kanë qenë Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndërsa Jakup Krasniqi e ndoqi seancën përmes video-lidhjes. Në nisje të konferencës, trupi gjykues kërkoi nga mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit që të japë afate kohore se kur do të nxjerrë deklaratat për dëshmitarët.

Top News- Çmimi naftës kosto për fermerët/ I kërkojnë Kurtit politika konkrete për sektorin bujqësor
13/04 13:50
Top News – Çmimi i naftës i papërballueshëm/ Qytetarët në Kosovë kërkojnë stabilitet
13/04 13:17
Top Channel/ Zgjedhjet kushtuan mbi 22 mln euro/ Kosovë, zbulohen kostot financiare
13/04 12:21
Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00