Sot në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, është organizuar protesta e parë e tetraplegjikëve dhe të verbërve në qytetin e Durrësit, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre. Një qytetar, është shprehur i pakënaqur me bashkinë e Durrësit, ku nuk i ka krijuar kushtet për të patur një zyrë që i takon me ligj dhe se shoqëruesit e të verbërve nuk janë me siguracione dhe se marrin një rrogë shumë qesharake.