Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, u zhvillua në qytetin e Korçës një aktivitet sensibilizues me pjesëmarrjen e qytetarëve, institucioneve vendore dhe organizatave të shëndetit publik. Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit të vazhdueshëm shëndetësor për gratë dhe vajzat.