Pamje ajrore tregonin sot një zjarr shkatërrimtar që përfshiu një komunitet të varfër në kryeqytetin e Filipineve, Manila duke vrarë të paktën tetë njerëz. Një zyrtar i sigurisë tha se zjarri i nisur herët mëngjesin e sotëm kishte shkatërruar rreth 80 shtëpi në komunitetin informal brenda kampusit të universitetit.