Top Channel/ Tetë letrat për Berishën/SPAK dhe policia u përpoq ta lajmërojë për vendimet e gjykatës
20/11/2023 19:38

Në kutinë postare të Sali Berishës pranë Kuvendit flenë tetë shkresa zyrtare të dërguara nga Policia e Shtetit dhe Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Që prej nisjes së hetimit për ish kompleksin Partizani, oficerët e policisë në pamundësi të një takimi me Berishën më datë 22 tetor në selinë e PD-së e më 23 tetor në shtëpinë te rruga Mustafa Matohiti, kanë vazhduar shkresërisht njoftimin e të hetuarit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë i ka dërguar 4 kërkesa njëra pas tjetrës deputetit Sali Berisha nëpërmjet Kuvendit nga data 23 tetor deri më 27 tetor në Kuvend. Top Channel ka siguruar dosjen e letrave të Berishës në Kuvend që janë kthyer nga ai me shënimin refuzuar. Në letrën e parë të policies referuar vendimit të SPAK-ut të firmosur në 23tetor nga drejtori Muhamet Rrumbullaku, e cila ka mbërritur më 24 në Kuvend kërkohet venia në dijeni e Berishës për paraqitjen në gjykim në seancën e së martës së 24 tetorit në orën 14, ku ai është i dyshuar për kryerjen e veprës penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë kryer në bashkëpunim. Me shtyrjen e seancës më datë 25 tetor, është pasuar po në atë ditë kërkesa e rradhës e SPAK-ut që i është përcjell Kuvendit përmes policisë që të njoftohet Berisha për të marr pjesë në gjyqin kundër tij. Një ditë më vonë, më datë 26 tetor Berishës i është depozituar në kryesi dëftesa e komunikimit ku gjyqtarja Irena Gjoka i shkruan se avokatët e caktuar prej tij janë larguar nga seanca e datës 25 tetor duke e lënë pa mbrojtje dhe e njeh me vendimin e gjykatës se ka caktuar dy avokatë falas; teksa e fton të paraqitet personalisht në seancë. Më datë 27 Berishës i është komunikuar shkresërisht urdhëri i prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dhe vendimi i shpallur nga gjyqtarja Irena Gjoka, për vazhdëmisinë e masës së detyrim paraqitjes në policinë gjyqësore të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10 dhe ndalimi i tij me bllokimin e pasaportës për të dalë jashtë Shqipërisë. Më tej gjatë muajit nëntor, jo përmes drejtorisë së policisë, por vetë SPAK-u ka depozituar në Kuvend,së pari më 10 nëntor aktin për shtetasin Sali Berisha për ta njoftuar që duhet marr në pyetje si person nën hetim. Më 14 nëntor përsëritet kërkesa nga Spaku. Dhe deri në këto momente, letra e fundit për ishkryeministrin drejtuar në vendin e tij të punës në Kuvend, është më datë 15 nëntor. Në këtë shkresë është gjyqtarja Iliriana Olldashi i është përgjigjur ankimimit të dhëndrit të Berishës Jamarbër Malltezit dhe vetë atij kundër vendimeve të SPAKUT, ku shkruan se “Gjykata ju bën me dije se mosparaqitja juaj e pajustifikuar në seancë gjyqësore nuk përbën shkak pengues për vazhdimin e gjykimit edhe në mungesën tuaj, duke vijuar në prezencë të mbrojtësit të zgjedhur posacërisht nga ju apo me mbrojtës të caktuar nga gjykata. Pavarësisht listës me shkresa në emër të Sali Berishës nga organet e drejtësisë, ai nuk i ka pranuar ato as në adresë të selisë së PD-së, as në shtëpinë ku jeton dhe as në vendin e punës.

Top Channel/ Debati për rimbursimin e fermerëve, polemika për fondin 160 mln euro
03/03 19:53
Top Channel/ Komisionet, PS nuk tërhiqet edhe pas vendimit të GJK, propozon mdryshime të reja
03/03 19:52
Top Channel/ “Pas këtij fjalimi do më arrestojnë”/ Demokrati në Durrës: PD nuk ka reaguar…
03/03 19:43
Top Channel/ Jeta mes raketave! Ish-deputetja tregon sulmet në Dubai: E vështirë për fëmijët
03/03 19:42
Top Channel/ ‘Guximin tuaj nuk ka forcë në botë që ta përballojë’, Berisha: Rama i pashpresë dhe…
03/03 19:29
Top Channel/ Berisha sulmon sërish Ramën për Durrësin: Ka 4 muaj që do tu marrë banorëve pronën
03/03 19:29
Top Channel/ ‘Stina është e demokratëve jo e diktatorëve’, Berisha:Rama e ndjen që koha për atë…
03/03 19:26
Top Channel/ ‘Rama e bëri gjithë fushatën për integrimin dhe…’, Berisha: S’do lejojmë të na…
03/03 19:25
Top News – ‘Jam investitor, jo jurist’ / Banorët e Rrjollit rrëfejnë përballjen me Bashkim Ulajn
03/03 19:25
Top Chanenl/ ‘Çiklopi i vuri syrin portit’, Berisha: Do ndërtojë aty Dubain e 1001 netëve…
03/03 19:25
Top Channel/ ’Kemi perballë një armik të rrezikshëm’, Berisha: Kjo mafie largon çdo ditë…
03/03 19:24
Top Channel/ ‘Asnjë nuk është dënuar për betonin e keq’, Berisha në Durrës: Kujtoj një vilë…
03/03 19:09
Top Channel/ ‘Durrësi ka përjetuar mashtrimin e kësaj qeverie’, Berisha: Korrupsioni ka sjellë…
03/03 19:08
Top Channel/ ‘Nëse punojmë do të kemi qeveri teknike’,Bylykbashi në Durrës: Shteti vjen tek ju vetëm…
03/03 19:05
Top Channel/Po drejtonte makinën në gjendje të dehur, shoferi humb kontrollin dhe përfundon në kanal
03/03 18:26
Top News – Avokati i Popullit raporton në Bruksel: Shqipëria, probleme me pronat dhe paraburgimin
03/03 18:08
Top News- ‘Sterilizimi’, Beqaj nuk e di pse akuzohet. GJKKO udhëzon SPAK-Informoje për veprën penale
03/03 16:25
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, gazetari i TCH: 4 persona të plagosur nga…
03/03 15:29
Top Channel/ Mjalti kontrabandë, hyn i pacertifikuar edhe nga Kosova, fermerët: Po dëmtohemi
03/03 15:25
Top Channel/ Kush do jetë kryepolici i ri? Hapet gara për zëvendësuesin e Ilir Prodës
03/03 15:23
DIGITALB DIGITALB