“Me 7 ditë nga një provim te tjetri, 27 mijë maturantë zhvilluan këtë të martë testin e tretë të maturës, atë të matematikës. “Mirë kemi dalë në 3 provimet. Nivel mesatar mund të them edhe për matematikën. Kishte disa pyetje të ndërlikuara që kërkonin përqëndrim. Pati edhe kërkesa që ishin të gjata e duhet të përdorje logjikën…’ Në 30 minutat e para edhe tezat e matematikës përfunduan në rrjete sociale. Ministria e arsimit reagoi ku përsëriti se publikimi dhe fotografimi i votës nuk cënon procesin e maturës. Më 24 qershor në 145 qendra provimi nxënësit e klasave të 12 do të testohen për herë të fundit në sistemin parauniversitar në provimin e lëndës me zgjedhje, teksa me publikimin e rezultateve kanë të drejtën e rivlerësimit të testit.