Top Channel/ Terroristi shpallet fajtor, vrau azilantin në protestë ndaj emigracionit në Angli
25/10/2024 23:11

Një terrorist i fiksuar pas nazistëve, i cili goditi me thikë një azilkërkues në një hotel në Worcestershire në një protestë kundër kalimeve me varka të vogla, është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje. I dyshuari Callum Parslow thuhet se kishte tentuar të publikonte në rrjet atë që mediat vendase quajnë “manifest terrorist”, pak para se të arrestohej për sulmin me thikë ndaj azil-kërkuesit të pafajshëm. Sulmi ndodhi në hotelin ku qeveria strehon refugjatët e ardhur me gomone në Worcestershire, ku një grup protestuesish kërkonin largimin e tyre. Callum Parslow po gjykohet në gjykatën e Leicester, ku u tha se 32-vjecari kishte tentuar të publikonte një “manifest terrorist” në rrjetin X ku mes të tjerash pretendonte se “bëra detyrën time për Anglinë”, duke “eliminuar” viktimën, shkruan rrjeti vendas The Mirror. Në gjykatë u tha gjithashtu se ‘ekstremisti’ kishte qëlluar me thikë 25-vjeçarin Nahom Hagos në trup dhe në dorë pasi kishte blerë një thikë “të specializuar” online. Callum Ulysses Parsloë qëlloi me thikë Nahom Hagos, në hyrje të hotelit Pear Tree Inn më 2 prill. Parslow pranonte aktin dhe tha se kishte udhëtuar 6 km me qëllim të qëllonte një nga “emigrantët e Ngushticës” pasi ishte “i zemëruar dhe i zhgënjyer” nga politikat e qeverisë për pritjen e qindra meshkujve emigrantë që sapo vijnë në Angli u jepen ndihmat dhe favore që vendasit nuk i marrin kurrë. Zoti Hagos, nga Eritrea në Afrikën lindore, tha pas incidentit: “Është një mrekulli që shpëtova. Zoti më shpëtoi.” Në gjykatën e Leicester prokurori Tom Storey tha se Hagos i cili banonte në hotelin e emigrantëve Pear Tree Inn ishte kthyer nga një vizitë kur u qëllua dy herë me thikë. Ai shtonte se Hagos ishte duke parë “punën e tij” kur Parslow e pyeti se ku janë tualetet, para se ta sulmonte pa paralajmërim. Policia tha se sulmi dyshohej për akt terrorist, por autori Parslow nuk pranonte akuzat e terrorizmit. Ai do të mbahet në paraburgim dhe do të dënohet më vonë në gjykatën e Woolwich shkruan rrjeti The Mirror.

Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49