Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në disa qytete në jug të vendit. Sipas IGJEUM, epiqendra është regjistruar në Kuman të Fierit, me magnitudë 4 të shkallës rihter dhe thellësi 5 km. Për momentin nuk ka të dhëna për dëme, ndërsa qytetarë të shumtë kanë dalë nga banesat, pasi i druhen pasgoditjeve të tjera.