Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë me thellësi 15 km dhe epiqendër në bashkinë e Belshit është regjistruar rreth orës 20:00 të mbrëmjes së martës. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë të forta në fshatin Rrasë ku ishte epiqendra e po ashtu në bashkinë e Belshit, Cerrikut e Elbasanit. Më lehtë tronditjen u ndjenë edhe në kryeqytet. Agjencia e mbrojtjes civile dhe emergjencat civile të bashkisë Belsh bëjnë me dije se deri tani nuk ka raportime për problematika në komunitet apo dëme në infrastrukturë.