Partia Socialiste kërkoi në komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS që ndër funksionarët që duhet të thirren për të dëshmuar, duhet të ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Propozimi u bë nga deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, që mori edhe mbështetjen e kryetarit të komisionit hetimor, Ervin Salianji.