Jetëgjatësia e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” zgjati vetëm pak muaj, pasi nuk siguroi dot asnjë mandat deputeti. Rezultati i dobët në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit solli dhe largimin e parë nga ky koalicion. Dashamir Shehi i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar mori përgjegjësi për humbjen e thellë dhe njoftoi largimin nga drejtimi i koalicionit.