Nuk kaluan vecse pak orë, dhe ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar u tërhoq nga deklarata që dha për BBC-në, se përballë presionit të një pushtimi rus, vendi i tij mund të hiqte dorë nga kërkesa për anëtarësim në NATO. Vadym Prystaiko këmbënguli se raporti i mëparshëm i gjigandit mediatik anglez, ishte rezultat i një keqkuptimi.