Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi tentuan të merrnin peng një 17-vjeçar. Sipas uniformave blu, shtetasit Marjo Xhangolli dhe Aljan Hilaj, tentuan të merrnin me forcë në makinë të miturin, e kanë dhunuar dhe goditur me thikë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen nr. 3, Pogradec, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec janë nisur drejt adresës së dhënë, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.