Një nga mbështetësit e ish-kryedemokratit Sali berisha është dëmtuar gjatë protestës së kësaj të hëne në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ai tentoi të hiqte flamurin serb në rrugë, ndërsa ka rënë nga lartësia. Protesta kundër nismës “Open Balkan” e thirrur nga ish-kryedemokrati Sali Berisha ka përfunduar pas rreth dy orësh, ndërsa ai paralajmëron se do të vijojnë.