Top Channel/ Tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, i arrestuari shok i Aleksandër Sadikaj
02/07/2025 20:11

Një person është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë pas një aksioni policor që nisi në zonën e “Myslym Shyrit” dhe përfundoi pranë shkollës Petro Nini Luarasi”. Fillimisht policia ka ndjekur një automjet në rrugën “Myslym Shyri” pasi dyshohej se kishte armë zjarri. Gjatë ndjekjes ai ka përplasur disa mjete të parkuara rrugës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se nuk ka pasur të shtëna me armë, ndërsa një person është arrestuar. Një armë zjarri është gjetur në makinë gjatë kontrollit. Mësohet se i arrestuari, Skerdi Sina ka lidhje me Aleksandër Sadikajn, i vrarë në autostradën Tiranë-Elbasan në 11 qershor 2022. 27-vjeçari nga Berati u ekzekutua nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën me të cilën po lëvizte. Viktima ishte skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë dhe hetimet për vrasjen e saj janë fokusuar në të shkuarën e tij. Disa ditë më parë një tjetër shok i Sadikajt është zhdukur pa gjurmë. Ai është denoncuar i humbur nga familjarët më 25 qershor. “Më datë 24.06.2025, në Stacionin e Policisë Memaliaj ka kallëzuar shtetasi S. M., 73 vjeç, banues në fshatin Bylysh, se djali i tij, shtetasi E. M., 30 vjeç, është larguar nga banesa, më datë 15.06.2025. Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11
Top Channel/ MatchMaker Albania, Ibrahimaj: Investimet strategjike mbi 6 miliardë euro
26/03 13:10
Top Channel/Shqipëria, rrugë kalimi për drogë, 34 kg të nisura nga Maqedonia e Veriut, kapet në kufi
26/03 12:56
Top Channel/ Mot i keq në Vlorë, anulohet lundrimi Brindisi-Vlorë, nuk lejohen e mjetet e vogla
26/03 12:49
Top Channel/ Vodhi në Gjermani makinën luksoze me vlerë 250 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari
26/03 12:31
Top Channel/ Problemet me barnat e analizat, ndryshimi i çmimeve sjell mungesa, ministrja…
26/03 12:30
Top Channel/ Ngjarja në Krushë të Madhe, forcat serbe vranë 240 burra në fshat pas nisjes së…
26/03 12:25
Top News – Rama për revistën franceze. Nga protesta e PD, te Irani dhe raporti me Donald Trump
26/03 12:08
Top News – A nxit konflikte pronësie ‘Paketa e Maleve’? Demo: S’ka mundësi, instrument për zhvillim
26/03 11:37
Top News – Mbi gjysmë milliard blerje në 2025. Të huajt zotërojnë 2.6 mld euro prona në Shqipëri
26/03 11:02
Top Channel/ Nga Paketa e Maleve tek laboratoret, vendimet qe u morën sot në mbledhjen e qeverisë
26/03 10:48
Top Channel/ Proçesi i Sterilizimit, Sala: Tani këtë proces e kryen shteti, ka rreth dy javë që….
26/03 10:42
Top Channel/ Vendimet e qeverisë, Sala: Do garantojmë që çdo qytetarë të ketë mundësi për akses…
26/03 10:42
Top Channel/ Paketa e Maleve, Demo: Kemi raste pafund ku shumë subjekte kanë ndryshuar rrjedhën…
26/03 10:37
Top Channel/ Bordi i naftës, Demo: Do garantojmë transparencën, nuk mund të spekulohet për çmimin…
26/03 10:36
Top Channel/ Sulmet kibernetike, Demo: Posta Shqiptare po funksionon normalisht, kemi të gjitha…
26/03 10:36
Top News – Grekët për hashash në Shqipëri. Kapen me drogë në përpjekje për ta trafikuar
26/03 10:27
Top Channel/Shkatërrohet lokali i lojërave të fatit në Fushë Arrëz, një i arrestuar dhe dy në kërkim
26/03 10:21
Top Channel/ Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohen për trafik ndërkombëtar 2 shtetas grek
26/03 09:49