Ramiz Muçollari i armatosur u mbyllu në banesën, ku mbrëmjen e kaluar tentoi të vriste gruan dhe djalin e tij. 62-vjeçari hap zjarr ndaj policisë që mbërriti në vendngjarje. Përgjatë natës, e gjithë zona në fshatin Qesarakë u izolua. Me ardhjen e forcave të RENEA-s, autori vazhdoi të hapte zjarr, duke qëlluar me një mitraloz të lehtë.