Policia ka vënë nën pranga ‘skifterin’ durrsak, duke parandaluar në kohë një vjedhje të mundshme në Lushnjë. Gjatë mesnatës, pas telefonatës së ardhur në Sallën Operative se në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, po vidhej një automjet, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit.