Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm. Gjatë operacionit policor të koduar “Piqeras” u vu në pranga K. Sh., 21 vjeç në afërsi të fshatit Piqeras. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.