Top Channel/ Tensioni Trump-Musk, tallet Rusia/ Zyrtarët e Kremlinit ofrohen si negociatorë paqeje
06/06/2025 22:55

Tensioni i krijuar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe biznesmenit Elon Musk, ka shkaktuar reagime tallje tek zyrtarët e Moskës, raportoi të premten Reuters. Një zyrtar i lartë rus është ofruar si negociator bisedimesh për paqen mes presidentit amerikan dhe njeriut më të pasur në botë, ndërsa një tjetër tha se Musk duhet t’i dërgojë bizneset e tij në Rusi. "Elon, mos u mërzit! Nëse hasni probleme të pakapërcyeshme në SHBA, ejani te ne. Këtu do të gjeni shokë të besueshëm dhe liri të plotë të kreativitetit teknik”, shkroi në platformën “X” senatori nacionalist Dmitry Rogozin, i cili dikur drejtonte programin hapësinor të Rusisë. Ish-presidenti Dmitry Medvedev, që tani është zyrtar i lartë i sigurisë shprehu gatishmërinë për ta lehtësuar dialogun për arritjen e një marrëveshjeje të paqes midis palëve. "Jemi të gatshëm të lehtësojmë përfundimin e një marrëveshjeje paqeje midis D dhe E kundrejt një tarife të arsyeshme dhe të pranojmë aksionet e Starlinkut si pagesë. Mos u grindni, djema", ka shkruar ai. “Nuk mendoj se Musk do të ketë nevojë për azil politik, por nëse kjo do të ndodhë, ai e ka derën të hapur në Rusi”, shkroi Dmitry Novikov, zv.presidenti i Komisionit për punët e jashtme në Rusi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për përplasjen, tha se është një çështje e brendshme e SHBA-së, megjithëse qe i bindur se Trumpi do ta trajtonte me kujdes atë. Mbrëmjen e së premtes Trump deklaroi sërish se “Musk është çmendur fare” dhe se i kishte kërkuar të flisnin, por ai nuk kishte interes. Shefi i Teslas humbi 33 miliardë dollarë vetëm në një ditë nga rëniet në bursë.

AURELA GAÇE SHOW – EPISODI 6, SEZONI 2- “DASMA SHQIPTARE”
18/10 23:15
POTPURI DASME – AURELA GAÇE DHE SIDRIT BEJERI – “AG SHOW”
18/10 23:10
“ÇUPA NGA VLORA” – AURELA GAÇE – “AG SHOW”
18/10 23:10
“DAJO” – ERVIS BEHARI – “AG SHOW”
18/10 23:10
KOLAZH ME KËNGË SHKODRANE- SIDRIT BEJLERI DHE AURELA GAÇE – “AG SHOW”
18/10 23:10
Familja Boka ia merr Napolonit, Sidrit Bejleri & Aurela Gaçe ndezin dasmorët – “AG SHOW”
18/10 23:10
KOLAZH DASME- AURELA GAÇE DHE ERVIS BEHARI – “AG SHOW”
18/10 23:10
POTPURI DASME SHQIPËRIA E MESME- RESHIT, OLTA & STIV BOKA – “AG SHOW”
18/10 23:10
KOLAZH DASME VERIU- FATMIRA BREÇANI – “AG SHOW”
18/10 23:10
POPTURI JUGU- ALTIN MALO DHE AURELA GAÇE – “AG SHOW”
18/10 23:10
PERFORMANCË KOLAZH DASME – ALBANA LEKA & INES MEMISHARAJ
18/10 23:10
Pas Ervis Beharit, Fatmira Breçani ndërpret dasmën LIVE: Pse e keni nisur pa mua? – “AG SHOW”
18/10 22:25
“PRANVERA FILLOI ME ARDH” – SIDRIT BEJLERI DHE AURELA GAÇE – “AG SHOW”
18/10 22:25
“KCE MOJ ÇIKE” – AURELA GAÇE DHE FATMIRA BREÇANI – “AG SHOW”
18/10 22:25
‘Dasmë’ e madhe në shtëpinë e Aurela Gaçes, prezantohen nusja & dhëndri – “AG SHOW”
18/10 21:50
“TË PËRCOLLA NUSE” – AURELA GAÇE DHE ERVIS BEHARI – “AG SHOW”
18/10 21:50
KOLAZH DASME- SIDRIT BEJLERI DHE AURELA GAÇE – “AG SHOW”
18/10 21:50
“BELLA” – AURELA GAÇE – “AG SHOW”
18/10 21:15
“LENTO LENTO” – AURELA GAÇE – “AG SHOW”
18/10 21:15
Aurela Gaçe elektrizon publikun me hitet e saj, tregon surprizën e papritur – “AG SHOW”
18/10 21:15
BILETA Portokalli - Bileta