Top Channel/ Tensioni me kroatët, Vuçiç shkarkon ambasadoren
25/03/2025 21:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shkarkuar nga detyra ambasadoren e vendit të tij në Zagreb, Jelena Miliç. Në deklaratën zyrtare të publikuar këtë të martë nga Serbia për emërimin e ambasadorëve të rinj, thuhet se edhe ambasadorja e Serbisë në Zagreb, Miliç është shkarkuar nga posti i saj dhe se vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, por nuk është dhënë asnjë informacion për arsyen e shkarkimit të ambasadores. Marrëdhëniet Serbi-Kroaci janë acaruar kohët e fundit, pasi Kroacia nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë dhe Kosovën. Vuçiç, i cili pretendoi se me marrëveshjen e nënshkruar është nisur një garë armësh në rajon, tha se "Ne e morëm mesazhin. Ne do të bëjmë çmos për të mbrojtur vendin tonë". Nga ana tjetër, Kroacia kishte dhënë mesazhin se mund të bashkëpunonte me cilindo vend që do dhe se nuk pyet Serbinë. Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan më 18 mars në Tiranë deklaratën e përbashkët të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Deklarata është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiç. Ndërkohë, ambasadorja serbe në Kroaci bëri bujë pak ditë më parë me sjelljen e saj në një takim në Zagreb, për mbrojtjen e pakicave kombëtare kroate në Serbi dhe të serbëve në Kroaci. Ndërsa mbahej takimi, ambasadorja u largua në mënyrë demonstrative, pasi kritikoi qëndrimin e publikut kroat ndaj këngëtarit që po performonte në takim.

A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13