Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia hedh fajin drejtpërdrejtë Serbisë si organizatorja dhe mbështetësja e bandave kriminale serbe, të cilat kanë organizuar dhe ekzekutuar sulmin me armë në veri të vendit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën të tjerë. Nga ana tjetër më tepër detaje u treguan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se krimi i organizuar në fshatin Banjska të Leposavçit ka totalisht mbështetjen e Beogradit zyrtar. Ndër të tjera ia deklaroi se aktualisht janë 30 persona të armatosur rëndë rreth Manastirit të Banjskës.