Tensionet e fundjavës në Kosovë do të marrin një fokus të vecantë në seancën e jashtëzakonshme të Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin Federal të Gjermanisë, Bundestag. "Para se të gjykoj, dua të informohem në mënyrë më të detajuar”, tha të hënën kryetarja e komisionit, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP), për median "The Pioneer”. "Prandaj e kam vënë çështjen në rend të ditës në seancën e posaçme të Komisionit të Mbrojtjes”.