Parlamenti gjerman diskuton mocionin e paraqitur nga qeveria për zgjatjen me një vit të mandatit të stacionimit të ushtarëve gjermanë në Kosovë. Pas debatit prej 40 minutash, mocioni do t'u kalohet komisioneve përkatëse. Trupat gjermane janë përfshirë në misionin e KFOR-it që nga 12 qershori 1999, me hyrjen në fuqi të rezolutës 1244 të OKB-së.