Top Channel/ Tensionet në Europë, Greqia rrit pagat e ushtarakëve
28/03/2025 23:12

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Nikos Dhendias ka njoftuar në një konferencë shtypi rritjen horizontale të pagave të gjithë pjestarëve të Forcave të Armatosura të vendit nga 13% deri në 20%, që do të jepen në tre këste: në 1 prill, 1 korrik dhe 1 tetor. Është një reformë në paga që do të zbatohet nga 1 prilli 2025 dhe do të përfundojë në 1 tetor 2025. Kjo është faza e parë e saj.Oficerët e Forcave të Armatosura do të kenë brenda muajve të ardhshëm rritje të pagave mujore nga 13% në 20% e më shumë. Sipas z. Dhendias këto rritje pagash financohen kryesisht nga kursimet e bëra nga vetë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në kuadër të racionalizimit të strukturës së re të Forcave të Armatosura bazuar në të ashtuquajturën “Axhenda 2030” , që parashikon mbylljen e shumë reparteve ushtarake , përqëndrimin e forcave në disa të tjera, modernizimin e armatimeve avionëve, anijeve , raketave etj në një program kolosal me vlerë 10 miliard euro . Rritjet do të varen nga grada, pozicioni i përgjegjësisë, ushtrimi i menaxhmentit dhe kategoria.Përforcimi total i pagave dhe shtesave bazë të drejtuesve të Forcave të Armatosura do të arrijë në 268 milionë euro. Duke folur për doktrinën e re të Forcave të Armatosura, Dhendias ka thënë se në axhendën e vitit 2030 përfshihet edhe strehimi për çdo ushtarak dhe familjen e tij që zhvendoset në periferi të Greqisë ku do ndërtohen brenda katër viteve 4000 shtëpi për ta. Ai ka ripërsëritur deklaratat e kryeministrit Mitsotakis sipas të cilit rritja e pagave për Forca e Armatosura janë shenja minimale e njohjes së rolit që kanë luajtur ato dhe kontributit të tyre në garantimin e sigurisë së çdo qytetari të vendit.

Lotët e gëzimit dëshmojnë fuqinë e veprave të mira! Faleminderit të gjithë bamirësve!
07/11 23:57
Sadiku na surprizon të gjithë tashmë i shëruar, kjo finale nuk mund të mbyllej më bukur
07/11 23:38
Fëmijë të sëmurë, raste urgjente, shumë jetë të shpëtuara sot gëzojnë falë bamirësisë
07/11 23:26
Shumë familje gëzojnë ende buzëqeshje, falë zemrës dhe bamirësisë së shqiptarëve
07/11 22:52
Shumë shtëpi të ndërtuara, shumë familje të gëzuara. Shqiptarët tregojnë se janë gjithmonë pranë njëri-tjetrit
07/11 22:34
Shqiptarët i dëgjuan lutjet e voglës Arla dhe të vëllait të saj, sot ata gëzojnë një shtëpi të denjë
07/11 22:33
Lotët e Arlës së vogël, nuk u harruan nga shqiptarët…
07/11 22:33
Historia e Marias dhe dy vajzave të saj është një rrëfim gëzimi e shprese, sot ato janë të lumtura në shtëpinë e tyre
07/11 22:32
Dy nënat kthehen të gëzuara nga Italia, fëmijët e tyre janë shëruar! Sot na surprizojnë të gjithëve në studio
07/11 22:15
Luisi i vogël me një sëmundje të rëndë, u nis drejt rrugës së shërimit
07/11 21:56
Dearti i vogël dhe nisja e tij drejtë Italisë falë shqiptarëve…
07/11 21:55
Edhe Daima u nis drejt Italisë me shpresën dhe besimin se lajmet e mira për të voglën nuk do të vonojnë
07/11 21:54
Altea bukuroshja e vogël u nis drejt Italisë. Familja e saj lutet për shërim
07/11 21:54
Nata e vajzave! Tre vajza kërkojnë shërim, shqiptarët edhe këtë herë u gjendën pranë tyre
01/11 00:00
Butoni u shtyp, të treja vajzat do të dërgohen drejt Italisë për shërim
31/10 23:43
Graciano mezi pret që Altea të kthehet në shtëpi… “E dua shumë motrën time, është zemra ime e dytë.”
31/10 23:27
Prindërit e Alteas: “Ajo na ka mësuar të duam çdo gjë që është e jona… lutemi të na ndihmoni.”
31/10 23:26
Altea është një lule e vogël që po rritet, Zoti dashtë që kjo lule të mos keputet
31/10 23:26
Nëna e Alteas rrëfen sëmundjen e vajzës së saj, tumori po rritet brenda saj
31/10 23:25
Daima një vogëlushe 8-ditëshe po lufton për jetën, zemra e saj është e sëmurë.
31/10 23:12
BILETA Portokalli - Bileta