Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka rindezur shqetësimet për sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, e po përshkruhet si sinjal i një rikthimi të mundshëm të tensioneve mes Rusisë dhe Turqisë. Pamjet, që sipas burimeve janë realizuar në zonën portuale të Odesës, tregojnë afrimin e një droni rus të tipit Geran drejt portit. Skena është filmuar nga anëtarë të ekuipazheve të anijeve të ankoruara aty pranë.