Pas Ministrisë së Jashtme greke edhe Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka reaguar ashpër duke shprehur fuqishëm mosmiratimin e Greqisë për qëndrimin dhe veprimet e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, e cila bëri betimin e saj duke përmendur vetëm fjalën “Maqedoni” dhe jo emrin kushtetues siç parashikohet në Marrëveshjen e Prespës.