Në Himarë në qendrën e numërimit të votave ka pas një tension, ku disa nga numëruesit kanë kërkuar të bëjnë pushim, por pritet të ulen sërish në tavolinë dhe të nisin numërimin, pasi KZAZ-ja nuk ka vendim për ndërprerje. Ndërkohë që është ndaluar numërimi i votave, banorë të Himarës janë mbledhur në ambientet e stadiumit të Himarës, ku kryesisht janë mbështetës së Belerit.