Top Channel/ Tensione në ajër: Avioni luftarak kinez “sulmon” avionin e marinës amerikane!
26/02/2023 09:16

Tensionet e akumuluara mes Kinës e SHBA-së u shfaqën hapur së fundi në hapësirën ajrore mbi Detin e Kinës Jugore, ku një avion luftarak kinez J-11, I armatosur me katër raketa ajër-ajër, është shfaqur papritur në pjesën e pasme të një avioni patrullues amerikan P-8 në patrullim, fluturoi mbi të e pastaj ndaloi disa qindra metra larg krahut të avionti të marinës amerikane.