Liburn Aliu ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Ai thotë se ky vendim ka ardhur si pasojë e zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha. Në postimin e Aliut shkruhej: “Të dashur qytetarë, Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit të kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.