Top Channel/ Tension për gjuhën shqipe në RMV Presidentja s’dekreton ligjin
07/01/2025 19:55

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, ka ushtruar veton e saj të parë, që prej zgjedhjes në krye të shtetit, në maj të vitit të kaluar, duke mos dekretuar Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, i cili, ndër të tjera, parashikonte që licencat për kujdestarët e çerdheve të jenë edhe në gjuhën shqipe, përveç gjuhës maqedonase. Në një deklaratë për media të martën, ajo theksoi se vendimi për veton nuk synon "të fyejë asnjë gjuhë, apo të ndjekë këshilla partiake", por sipas saj, “të inkurajojë rishikimin e disa dispozitave të ligjit të lartpërmendur, veçanërisht të neneve 9 dhe 10”. Me këto dy nene, ligji parashikon që përveç gjuhës maqedonase, në licenca të përfshihet edhe gjuha që flasin 20 për qind e qytetarëve. Nga ana tjetër, Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, siguroi se dispozitat e kontestuara nga presidentja do të korrigjohen, dhe të njëjtat do të rikthehen për procedurë në Kuvend. “Mendoj se është rutinë dhe formalitet. Do të korrigjohen dhe do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Gjuhët, do të kthehen përsëri në procedurë parlamentare dhe pres miratimin e suksesshëm të këtij ligji”, tha Mickoski të martën.

Top Channel/ Dita e Verës në Durrës, koncert dhe panair në Ditën e Verës në qytetin bregdetar
14/03 12:43
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë, disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 12:42
Top Channel/ Sot Dita e Verës, qendra e fesës është Elbasanit, ku eventet kanë nisur prej ditësh
14/03 12:41
Top News – Elbasani, ‘kryeqyteti’ i festës. Koncert e aktivitete për Ditën e Verës
14/03 12:31
Top Channel/ Iftari i prefektit të Tiranës, mesazh paqeje dhe harmonie fetare në iftarin e Ramazanit
14/03 12:26
Top Channel/ 81 vjeç dhe agjëron çdo Ramazan, historia e besimtarit nga Librazhdi
14/03 12:25
Top Channel/ Turistë pranverorë në Durrës, temperaturat e buta dhe çmimet e lira tërheqin të huajt
14/03 12:24
Top Channel/ Ekstradohet i kërkuari për armë, Britania aprovon ekstradimin e Alban Gjidiajt
14/03 12:22
Top Channel/ Nga gabimi te suksesi, rasti i Shiqir Manjanit: Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë
14/03 12:22
Top News- Sekuestrohen pasuri në Fier/ Dyshohet se janë përfituar nga të ardhura jo të ligjshme
14/03 11:30
Top News – Festohet Dita e Verës. Tradita që po reziston ndër shekuj
14/03 11:20
Top News- Përleshje e të shtëna me armë zjarri/ Sarandë, katër në pranga e dy në kërkim
14/03 11:02
Top Channel/ Sofër iftari nga Prefekti i Tiranës! Bashkohen klerikët, politikanë e intelektualë
13/03 22:46
Top News – PD fokus te rrugët, Berisha: Infrastruktura moderne është prioriteti ynë!
13/03 22:22
Top News – Berisha me ekspertët e Infrastrukturës: Ne ndërtuam rrugët, këta vjedhin paratë
13/03 22:21
Top News – PD nis diskutimet me ekspertët, Berisha: Në fokus infrastruktura dhe transporti
13/03 22:13
Top Channel/ Zbulohet për çfarë do përdoren hapësirat publike që u liruan pas aksionit të verës
13/03 22:05
Top Channel/ I dha fund jetës me fostoksinë, Lezha ndez qirinj në Kujtim të Xhuana Nikollajt
13/03 21:37
Top Channel/ Aksident rrugor në Fier, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona
13/03 21:35
Top News – Shkak gjoba për parkim të gabuar, 43-vjeçari në Vlorë dhunon policin
13/03 21:26
DIGITALB DIGITALB