Mëngjesi i së martës përsëri i gjeti protestuesit serbë para komunave veriore, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok. Tensioni ishte i vërejtshëm në Zveçan ku pas përplasjeve të një dite më parë, perimetri i sigurisë nga KFOR ishte zgjeruar. Me gjithë provokimet e sharjet situata u përcoll e qetë deri në shpërndarjen e protestuesve në orën 16:00 të pasditës me urdhër të Listës Serbe.