Top Channel/ Tension në tubimin e Kurtit/ Qytetarët thërrasin “Albin hajni”
27/01/2025 22:30

Lëvizja Vetëvendosje vijoi fushatën në Skenderaj të hënën, por kryetari i saj, Albin Kurti, u prit me brohoritje të ndryshme, pasi pati edhe thirrje “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”, ndërsa pranë tubimit u mblodhën dhjetëra qytetarë që ishin kundër tij dhe policia ndërhyri për t'i larguar. Në vendin ku ishte përcaktuar të zhvillohej mitingu elektoral Kryeministri Albin Kurti u paraqit i rrethuar nga truprojat, të cilët mbanin edhe çadrat mbrojtëse. E kur tubimi nisi, u ndërpre për disa minuta edhe energjia elektrike, e kësisoj u ndërprenë edhe fjalimet hyrëse. Turmës së qytetarëve që kundërshtonin Kurtin, policia e Kosovës iu përgjigj me hedhjen e sprejit dhe u mundua të izolohej e njëjta. Tubimi u zhvillua, por vazhdimisht ndaj pjesëmarrësve hidheshin mjete piroteknike. Sapo përfundoi mitingu, qytetarët nga të dyja anët u shpërndanë. Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka quajtur “qyqarë të orkestruar” të pranishmit që tentuan të pengonin tubimin e Vetëvendosjes. “Disa qyqarë të orkestruar nga partia paskan tentuar të pengojnë tubimin e Vetëvendosjes në Skenderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje, Harroni që na ndalni”, ka shkruar ai në Facebook. Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar tubimin në Drenas, ku pranë sallës u panë sërish forca të shtuara të Policisë.

Top Channel/ Raportet për tërheqje nga Kosova, Osmani:”Ushtrinë amerikane e duam këtu”!
27/02 11:38
Top News- IDK padit MSH në Kosovë/ Kërkon shfuqizimin e tarifës për shoqëruesit e pacientëve
26/02 18:14
Top Channel/ PDK nuk ka votë për Osmanin: “Po na u kërkua, e propozojmë një kandidat per president!
26/02 14:59
Top Channel/ Murat Jashari “rrëzon” Konjufcën: “Asnjë plan për tu bërë president i Kosovës”!
26/02 12:20
Top Channel/ Spiropali vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 15:30
Top Channel/ Presidenti nga familja Jashari! Konjufca: Të vetmit që kanë konsensus nga të gjithë
25/02 15:27
Top News- VV përjashton Osmanin/ Konjufca: Një emër nga Jasharët ka konsensus
25/02 14:34
Top Channel/ Spiropali, vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 12:32
Top News-‘Jo reduktim të trupave amerikane’/ Komandanti i KFOR konfrimon angazhimin e SHBA në Kosovë
25/02 12:05
Top News- Thaçi sërish para togave të DhSK-së/ Gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës
25/02 10:25
Top Channel/ Shanset e Osmanit për presidente, kërkon edhe një mandat tjetër, por…
24/02 19:32
Top News- Kurti kusht Serbisë njohjen/ I hap rrugë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve
24/02 18:10
Top News- Falsifikuan dokumentet e pronave/ Pranga 4 shtetasve në Kosovë, shkaktuan dëm 1.5 mln euro
24/02 14:13
Top News- ‘Na duhen amerikanët’ / Osmani-prania e tyre në KFOR, jetike për Kosovën
24/02 12:04
Top News- Tetë ditë kohë për presidentin/ Kurti kërkon marrëveshje ndërpartiake- Jam optimist
24/02 10:27
Top Channel/ Bisedimet për president, Kurti takon Abdixhikun: Duam konsensus
23/02 19:59
Top Channel/ Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë, Kurti: Ne nuk mund të nxjerrim kandidat
23/02 19:57
Top News- Dhjetë ditë afat për presidentin e ri/ DW: Kosova rrezikon zgjedhje të parakohshme…
23/02 15:40
Top News- Konjufca merr në dorë dialogun/ Diskutimet me Serbinë, jo më në varësi të Kurtit
23/02 14:16
Top Channel/ Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti nis takimet për të mbledhur 80 vota
23/02 12:47
DIGITALB DIGITALB