Një përplasje ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pikën kufitare të kalimit në Hanin e Hotit. Qytetarët shqiptarë nuk janë lejuar që të kalojnë kufirin pasi policia malazeze dyshon në falsifikimin e përgjigjeve të tamponit. Pala malazeze i ka shpallur si të pavlefshme disa përgjigje të tamponit të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kryer privatisht testet PCR dhe antigjen para se të niseshin.