Një reagim i fortë ka ardhur nga Athina pas deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, lidhur me emrin e shtetit fqinj. Ministria e Jashtme e Greqisë thekson qartë se emri kushtetues i vendit është “Republika e Maqedonisë së Veriut”, një emërtim i detyrueshëm në bazë të Marrëveshjes së Prespës , për të dyja palët, si në nivel ndërkombëtar, ashtu edhe në atë të brendshëm.