Petro Koci drejtues politik i PS në Fier dhe i zgjedhur deputet në këtë qark në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka publikuar një deklaratë të fortë e cila në vetvete është një thirrje për SPAK. “Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publikë.”