Moti i keq në Shkodër ka sjellë borë dhe ngrica në zonat e thella malore. Temperaturat regjistrohen deri në -10 gradë celsius në Vermosh. Akset rrugore janë të hapura ndërsa në rrugët Bogë -Theth dhe Tamarë – Lepushë po punohet për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve për shkak të ngricave.